Ndërlidhjet

Trump nis vizitën në Arabinë Saudite


Presidenti Donald Trump dhe Mbreti saudit, Salman
Presidenti Donald Trump dhe Mbreti saudit, Salman

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka arritur në Rijad të Arabisë Saduite, duke nisur kështu udhëtimin e parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president.

Trump i shoqëruar nga Zonja e Parë, Melania Trump, u prit nga Mbreti Salman në aerport.

Presidenti Trump do të bisedojë gjatë ditës me liderët suaditë, përpara se të marrë pjesë në një darkë me pjesëtarët e familjes mbretërore në Pallatin Murabba.

Më 21 maj, presidenti amerikan do të mbajë një fjalim në samitin rajonal në Rijad, që pritet të ketë në fokus luftën kundër grupeve ekstremiste.

Zyrtarët sauditë e kanë quajtur këtë vizitë “historike”, duke thënë se do të arrihen marrëveshje politike dhe tregtare që do të ndihmojnë në forcimin e luftës së përbashkët kundër militantëve islamikë.

XS
SM
MD
LG