Ndërlidhjet

Comey do të dëshmojë publikisht për Trumpin dhe hetimin për Rusinë


James Comey
James Comey

James Comey, ish-drejtori i FBI-së, i cili u shkarkua nga presidenti Donald Trump javën e kaluar, do të dëshmojë për eksperiencat e tij me Trumpin dhe për hetimin e byrosë për lidhjet Rusi-Trump, kanë thënë ligjvënësit në Amerikë.

Deri më tani nuk është caktuar asnjë datë se kur Comey do të bëj paraqitjen e tij publike para Komitetit të Inteligjencës të Senatit, por me gjasë një gjë e tillë do të ndodhë muajin e ardhshëm ka thënë Komiteti.

Mark Warner, anëtari demokrat i këtij Komiteti, ka thënë se Comey “meriton një mundësi për të treguar historinë e tij. Për më tepër, amerikanët gjithashtu meritojnë mundësinë për ta dëgjuar atë”, ka thënë ai.

Comey ka qenë në qendër të disa rrjedhjeve të informacione nga Shtëpia e Bardhë, që prej se është shkarkuar më 9 maj, përfshirë edhe raportimet se Trump i ka kërkuar atij që të heq dorë nga hetimi për lidhjet me Rusinë, ndaj ish-këshilltarit të tij për siguri kombëtare, Michael Flynn.

Më 19 maj, New York Times ka raportuar se Trump i ka thënë diplomatëve rusë gjatë takimit në Shtëpinë e Bardhë se “sapo e kam shkarkuar drejtorin e FBI-së. Ai ishte i çmendur. Jam përballur me presion të madh për shkak të Rusisë. Tashmë kjo barë më është hequr”, Trump raportohet t’i ketë thënë ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov.

XS
SM
MD
LG