Ndërlidhjet

Koreja e Veriut mohon se qëndron prapa sulmit masiv kibernetik


Kim In-Ryong
Kim In-Ryong

Koreja e Veriut ka hedhur poshtë akuzat se qëndron prapa sulmit masiv kibernetik të javës së kaluar, ku u sulmuan mbi 200 mijë kompjuterë në 150 shtete.

Kompjuterët e sulmuar nga virusi i quajtur WannaCry. Personat që qëndronin prapa këtij sulmi, kërkonin para nga përdoruesit që të rikthejnë funksionimin e kompjuterëve të tyre.

Disa firma të sigurisë kiberentike ka thënë se kodi i përdorur në këto sulme, është i ngjajshëm me kodin që është përdorur në sulmet në të kaluarën, që kanë qenë të lidhura me Korenë e Veriut.

“Është qesharake”, ka thënë zëvendësambasadori i Koresë së Veriut në Kombet e Bashkuara, Kim In-Ryong duke shtuar se Uashingtoni dhe Seuli qëndrojnë prapa këtyre akuzave.

“Sa herë që një gjë e çuditshme ndodhë, është mënyrë stereotipike e Shteteve të Bashkuara dhe forcave armiqësore që të nisin një fushatë të zhurmshme” ndaj Phenjanit, ka thënë ai.

XS
SM
MD
LG