Ndërlidhjet

Thaçi kërkon thellim të bashkëpunimit me Jordaninë


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po qëndron në Jordani, ku është takuar me Mbretin Abdullah II bin Al-Hussein.

Thaçi ka falënderuar Mbretin Al-Hussein, për njohjen dhe përkrahjen e vazhdueshme të Jordanisë për shtetin e Kosovës.

Duke folur për njohjet dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës, Thaçi ka vlerësuar lart kontributin që ka dhënë Jordania në këtë drejtim.

“Jordania ka qenë prezentë në Kosovë që nga përfundimi i luftës dhe ka ndihmuar në ndërtimin dhe në konsolidimin e shtetit të Kosovës”, ka thënë presidenti Thaçi, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Tutje,Thaçi ka thënë se është e rëndësishme që të thellohet edhe më bashkëpunimi në mes të të dyja vendeve, sidomos në fushat të cilat janë në interes të dyanshëm.

“Vendet tona ndajnë interesa dhe prioritete të njëjta për paqe të qëndrueshme, për zhvillim dhe bashkëpunim në fushën e sigurisë”, ka thënë Thaçi.

“Në këtë drejtim është e domosdoshme thellimi i bashkëpunimit të mëtutjeshëm në përgjithësi, në veçanti në fushën e sigurisë”, ka thënë tutje ai.

Ndërkaq, Mbreti i Jordanisë,Abdullah II bin Al-Hussein, e ka vlerësuar si të domosdoshme në thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme, si në atë të arsimit, kulturës dhe të sigurisë.

XS
SM
MD
LG