Ndërlidhjet

Trump: Thirrje liderëve arabë për luftë kundër ekstremizmit islamik


Presidenti Trump (majtas) dhe Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud
Presidenti Trump (majtas) dhe Mbreti saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot u ka bërë thirrje liderëve arabë që të luftojnë kundër “esktremizmit islamik” gjatë një fjalimi madhor para dhjetëra liderëve të shteteve myslimane në ditën e dytë të vizitës së tij në Arabinë Saudite.

Zoti Trump e ka portretizuar terrorizmin si luftë ndërmjet së mirës dhe së keqes, e jo si luftë të civilizimeve.

Ky fjalim, para më se 50 liderëve rajonalë, që po marrin pjesë në një Samit Arabo-Islamik Amerikan, ishte i fokusuar në luftën kundër Shtetit Islamik.

“Kjo është luftë ndërmjet kriminelëve barbarë, të cilët synojnë ta shkatërrojnë jetën njerëzore dhe njerëzit e ndershëm të të gjitha religjioneve, që përpiqen ta mbrojnë atë”, tha Trump.

Mëtutje, zoti Trump gjatë fjalimit në Rijad të Arabisë Saudite, tha se “terrorizmi është përhapur në gjithë botën, por rruga për paqe fillon këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë”.

Ai është shprehur se “Amerika është e përgatitur që qëndroj me ju në arritje të interesave dhe sigurisë së përbashkët” dhe se “Amerika nuk do ta imponojë mënyrën e vet të jetës te të tjerët, por ne i shtrijmë duart tona në frymën e bashkëpunimit dhe besimit”.

XS
SM
MD
LG