Ndërlidhjet

BE jep dritën jeshile për të nisur bisedimet për Brexit


Kryenegociatori i BE-së pë Brexit, Michel Barnier

Ministrat e BE-së në mënyrë unanime, i kanë dhënë Michel Barnier dritën jeshile për të nisur, atë që ata paralajmëruan se do të jenë bisedime “shumë të vëshira" me Britaninë, për daljen nga blloku.

“Anëtarët e BE-së sapo kanë miratuar vendimin për të autorizuar Artikullin e 50 për negociatat. Një mandat i qartë dhe i fortë për Michel Barnier”, ka shkruar në Twitter zëvendësja e Barnier, Sabine Weyand.

Barnier, kryenegociatori i BE-së për Brexit, ka thënë sot se pret që bisedimet e para me Londrën në lidhje me daljen e Britanisë nga BE-ja, do të nisin më 19 qershor.

Ai do të takohet me ministrin britanik për Brexit, David Davis, i cili ka paralajmëruar gjatë fundjavës se Londra, mund të tërhiqet nga bisedimet nëse Brukseli paraqet një pagesë prej 100 miliardë dollarësh, për të cilën është raportuar në media, në mënyrë që Britania të dalë nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG