Ndërlidhjet

OKB dënon provën e re raketore të Koresë së Veriut


Prova raketore e Koresë së Veriut, 21 maj

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka dënuar provën e fundit të një rakete balistike të Koresë së Veritu, duke e quajtur shkeje “flagrante dhe provokim”, ndaj sanksioneve të OKB-së ndaj provave të raketave balistike.

Një panel i OKB-së është zotuar se do të vendosë sanskione të reja, pasi më 21 maj, Koreja e Veriut kreu një tjetër test të një rakete balistike me rreze të mesme veprimi, test të cilin Penjani tha se ishte i “suksesshëm”.

Ndërkaq, aleati kryesor i Veirut, Kina, i ka bërë thirrje Penjanit që të mos bëj hapa të tjerë që shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit, sa i përket programit bërthamor dhe të raketave.

Të 15 anëtarët e Këshillit të Sigurimit kanë miratuar një deklaratë të përbashkët, ku thuhej se “aktivitetet e paligjshme të raketave balistike i kontribuojnë ndjeshëm zhvillimit të sistemeve të shpërndarjes së armëve bërthamore dhe tensionet në rajon janë duke u rritur”.

Ambasadori i Francës në OKB, Francois Delattre, ka thënëse rezuluta me sanksione të reja do të diskutohet gjatë seancës së 23 majit.

XS
SM
MD
LG