Ndërlidhjet

Trump i bën thirrje NATO-s të bëjë më shumë në luftën kundër terrorizmit


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump e quajti sulmin në një sallë koncertesh në Mançester, “sulm barbar dhe vicioz mbi qytetërimin tonë” dhe tha se shpreson se aleatët e NATO-s mund të bashkohen për të mposhtur terrorizmin.

Trump këto komente i bëri në selinë e NATO-s në Bruksel. Ai i tha kryeministres britanike, Theresa May se “të gjitha shtetet e pranishme këtu sot, jemi me ju dhe qëndrojmë përkrah jush”.

Në fjalimin e tij, Trump u tha aleatëve të NATO-s të bëjnë më shumë për të luftuar terrorizmin dhe u bëri thirrje që të shpenzojmë më shumë për mbrojtje.

Më herët gjatë ditës Trump u takua me zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Tusk dhe Trump me qëndrime të ndryshme për Rusinë
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:46 0:00

Pas takimit, presidenti i Këshillit të Evropës, Donald Tusk tha se presidenti Trump dhe zyrtarët e lartë të BE-së, dështuan të gjejnë terren të përbashkët në disa çështje.

Tusk u tha gazetarëve në Bruksel se përderisa për disa çështje, siç është lufta kundër terrorizmit, kishte qëndrime të njëjta, ai shtoi se “disa çështje, siç është klima dhe tregtia, vazhdojnë të jenë të hapura”.

Nuk jam 100 për qind i sigurt që sot ne mund të themi, dhe kur them ne, mendoj zoti president dhe unë, nuk kemi pozicione të njëjta, mendime të njëjta për Rusinë. Edhe pse kur bëhet fjalë për konfliktin në Ukrainë, duket se jemi në të njëjtën linjë”, tha Tusk.

Trump arrin në selinë e BE-së
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:01:09 0:00

Tusk tha se mesazhi kryesor i tij për presidentin Trump ishte se “ajo që i jep kuptim bashkëpunimit dhe miqësisë tonë, janë vlerat themelore perëndimore si liria, të drejtat e njeriut dhe respektimi i dinjtetit njerëzor”.

Trump, i cili është në udhëtimin e tij të parë jashtë vendit, që prej se është zgjedhur president, u takua në Bruksel edhe me presidentin e Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, shefen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Federica Mogerini, si dhe me presidentin e Parlamentit Evropian, Antonio Tajan.

Presidenti amerikan,i cili në këtë vizitë po shoqërohet nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Jim Mattis, Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe këshilltari për siguri kombëtare, H.R. McMasterkanë shprehur shqetësimin se mund të humben vende të punës në SHBA për shkak të Brexit”, ka thënë një burim nga BE-ja që ka njohuri për mbarvajtjen e këtij takimi.

Presidenti Trump takohet me liderët e BE-së në Bruksel
Presidenti Trump takohet me liderët e BE-së në Bruksel

Trump u takua po ashtu në një drekë pune me presidentin e ri të Francës, Emmanuel Macron dhe e uroi për fitoren në zgjedhjet presidenciale, ndërkaq Macron tha se është i lumtur që po takohet me presdientin amerikan.

Trump sot merr pjesë në një takim me aleatët e NATO-s, ku temë qendrore pritet të jetë lufta kundër terrorizmit.

Presidenti amerikan ka qenë kritikë edhe ndaj NATO-s si dhe BE-së. Trump më herët e kishte cilësuar NATO-n si “organizatë të vjetruar”, duke thënë se aleanca nuk po bën mjaftueshëm për të luftuar terrorizmin.

Ai po ashtu ka kritikuar shumicën e aleatëve për mosrespektimin e udhëzimeve të NATO-s mbi shpenzimet.

XS
SM
MD
LG