Ndërlidhjet

Macron, Putin: Pajtueshmëri për luftë kundër terrorit, por ka pasur edhe mospajtime


Putin mirëpritet nga presidenti francez Macron
Ju lutem prisni

No media source currently available

0:00 0:00:52 0:00

Putin mirëpritet nga presidenti francez Macron

Në takimin e sotëm ndërmjet presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, janë trajtuar shumë çështje nga aspekti global dhe ato për raportet ndërmjet dy vendeve, në prizmin e temave aktuale ndërkombëtare.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, janë pajtuar për të diskutuar për bashkëpunim më të ngushtë në përpjekjet kundër terrorit.

Prioritet i yni absolut është lufta kundër terrorizmit dhe çrrënjosja e grupeve terroriste, e veçanërisht Daeshit. Kjo është çështja kryesore që ne e kemi të përbashkët në Siri. Ajo që dëshiroj të shoh përtej punës që ne e bëjmë në kaolicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, është që ne ta forcojmë partneritetin tonë me Rusinë”, tha Macron, në konferencën e përbashkët për shtyp në Pallatin Versajë, afër Parisit.

Në këtë kuadër, presidenti i Rusisë, tha se kolegu i tij francez ka ofruar krijimin e një grupi të punës.

Zoti president ofroi që të krijohet një lloj i grupit të punës në të cilin delegacionet do ta vizitonin Moskën dhe Parisin dhe do të punonin në nivelin praktik dhe dëshiroj ta theksoj këtë, në nivel praktik – për të krijuar bashkëpunim në luftën kundër kërcënimit nga terrorizmi, që përfundimisht është ekstremisht i rrezikshëm si për ne ashtu edhe për vendet evropiane, përfshirë Francën”, tha Vladimir Putin.

Ai theksoi rëndësinë e sigurimit të shtetit të Sirisë, që sipas tij, është esencial për luftimin e terrorizmit.

Për Francën, përdorimi i armatimit kimik në Siri është linjë e kuqe dhe do të rezultonte me kundërsulm, tha Emmanuel Macron.

Çfarëdo përdorimi i armatimit kimik do të rezultoj me hakmarrje dhe kundërsulm të menjëhershëm, së paku sa i përeketë Francës”, tha Macron në konferencën e përbashkët për gazetarë me presidentin rus, Vladimir Putin.

Të dy vendet i mbështesin palët e ndryshme në konfliktin në Siri. Putin e mbështet Qeverinë e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, ndërsa Macron është pjesë e koalicionit perëndimor, që i mbështet grupet kryengritëse dhe e ka akuzuar Assadin për përdorim të armatimit kimik në të kaluarën.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, i ka akuzuar dy organizata mediale që janë pro-Kremlinit, Russia Today dhe Sputnik, se janë “organe të ndikimit dhe propagandës” kundër tij në zgjedhjet presidenciale franceze këtë vit.

Presidenti Putin tha se nuk është disktuar për akuzat se Moska është përzier në zgjedhjet e jashtme dhe se Macron nuk e ka shtruar këtë çështje. Ai i ka hedhur poshtë akuzat se Moska është përzier në zgjedhjet presidenciale franceze.

Putin tha se sa i përketë vizitës në Moskë së rivales së presidentit francez në zgjedhjet presidenciale, Marine Le Pen, nuk sheh asgjë të keqe. Nëse ajo ka kërkuar takim, për çfarë arsye Rusia duhet ta refuzojë atë, ka pyetur Putin.

Presidenti Macron tha se në takim me presidentin Putin i ka prekur edhe disa çështje të tjera aktuale.

"Ia kam përkujtuar presidentit Putin rëndësinë e disa çështjeve të cilat janë të veçanta për vlerat tona dhe për opinionin tonë publik. Po e shfrytëzoj këtë mundësi për të përsëritur se sa e rëndësishme për Francën është respektimi i të gjithë njerëzve, të gjitha minoriteteve, dhe për ndjeshmërinë në shoqërinë civile. Ne e përmendëm çështjen e njerëzve të komunitetit LGBT në Çeçeni, por, po ashtu, edhe atë të organizatave joqeveritare në Rusi. Në këto tema, në mënyrë specifike i kam theksuar pritjet e Francës te presidenti Putin”, tha Macron.

Presidenti Putin nga ana e tij, ka thënë se sanksionet perëndimore kundër Rusisë nuk kanë arritur kurrfarë rezultati në zgjidhjen e konfliktit në Ukrainë.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

XS
SM
MD
LG