Ndërlidhjet

Leposaviq: Sulmohen zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës


Të hënën, rreth orës 22:00, në Leposaviq, persona të paidentifikuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të objektit në të cilin gjenden zyra e kryetarit të Komunës së Leposaviqit dhe zyrat e Partisë së Serbëve të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, lideri i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq.

“Mbrëmë, në orën 22 ka pasur sulm të armatosur, me qëllim që edhe të ketë viktima në njerëz. Por, rastësisht dhe falë rrethanave të fatit, ka pasur vetëm te disa dëme të mëdha materiale, për shkak se në hapësirat, të cilat janë bërë shoshë nga të shtënat rafal, kanë qenë të pranishëm 3 persona që kanë punuar aty".

"Vetëm 20 minuta para sulmit, që ndodhi në orën 22, subjektin politik e kanë lëshuar aktivistët partiak që po përgatiteshin për zgjedhjet parlamentare. Vet fakti që dikush guxon që në qendër të Leposaviqit të shtijë me armë në hapsirën ku ka njerëz, flet që një çmenduri serioze i ka kapur njerëzit e caktuar këtu, në veri të Kosovës”, ka thënë Jabllanoviq.

Ai i ka bërë thirrje sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të rendit që t’i gjejnë autorët e sulmit, t’i vënë para përgjegjësisë dhe t'i ndëshkojnë sipas ligjit.

XS
SM
MD
LG