Autoritetet e Rusisë thonë se numri i personave që kanë humbur jeetën nga një stuhi e dhunshme në rajonin e Moskës, ka arritur në 16 vetë.
Zëdhënësja e Komitetit Hetues të Rusisë, Svetlana Petrenko, tha sot se në Moskë gjatë stuhisë së djeshme janë vrarë 11 vetë, ndërsa guvernatori i rajonit të Moskës, Andrei Vorobyov, tha se pesë persona të tjerë, përfshirë edhe një fëmijë, e kanë humbur jetën në rajon.
Stuhia e djeshme i ka shkatërruar drunjtë dhe përçuesit elektrikë, ndërsa banorët kanë kërkuar strehim të sigurt.
Nga kjo stuhi, 168 vetë, përfshirë, 22 fëmijë, kanë kërkuar ndihmë në spital.