Ndërlidhjet

May dhe Corbyn ballafaqohen me pyetje të ashpra


Shumë njerëz në Britani vetëm kohëve të fundit kanë nisur të mendojnë për zgjedhjet e përgjithshme në Britani, më 8 qershor. Këtë zhvillim tejet të rëndësishëm politik, britanikët e kanë përkujtuar pas shumë ngjarjeve televizive gjatë kësaj jave, në të cilat janë paraqitur protagonistët kryesorë, kryeministrja aktuale, Theresa May, dhe lideri i laburistëve opozitarë, Jeremy Corbyn.

Gjatë këtyre paraqitjeve duket se zoti Corbyn është më i qetë, më i sigurt, me përgjigje të përgatitura më mirë, raporton BBC.

Zonja May realisht ende duhet ta shpjegoj vetveten.

Por, në këtë shkallë, dobësitë janë pikërisht atje ku ju do t’i kërkonit.

Për zotin Corbyn këto janë çështjet për siguri dhe pikëpamjet e tij personale për grupet, siç është IRA.

Nga ana tjetër për kryeministren aktuale, Theresa May, nga Partia Konservatore, mund të thuhet se është e ndjeshme ndaj pyetjeve për shërbimet publike, raporton rrjeti BBC.

Epërsia e saj ka rënë për 6 pikë në një hulumtim më të ri të opinionit, në krahasim me rivalin laburist, Jeremy Corbyn. Kjo tregon, sipas agjencisë Reuters, se gara zgjedhore më 8 qershor, do të jetë më e ashpër se sa mendohej.

Në programin televiziv “Beteja për Numrin 10”, e rrjeteve, Sky News dhe Channel 4, i ka sjellur të dy rivalët së bashku në të njejtën kohë dhe në studion e njëjtë, por ata në asnjë moment nuk janë paraqitur së bashku. Votuesit me gjasë nuk do të kenë debat të vërtetë para votimit, raporton agjencia AP.

Gjatë një tubimi të mbshtetësve të saj, zonja May e ka mbrojtur angazhimin e saj për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, i nohur si Brexit. Ajo sugjeroi se e sheh vetveten si më kompetenete për negociata me BE-në për dalje.

Kemi të bëjmë me pyetje të thjeshtë, e cila është: kush ka vullnet dhe, që është më e rëndësishme, plan për realizim të Brexit-it dhe të bëj sukses nga ai? Kjo është e rëndësishme pasi këto negociata do të fillojnë 11 ditë pas zgjedhjeve. Dhe këtu nuk mund të shtyhet asgjë. Evropianët janë të gatshëm. Prandaj shtrohet pyetja se kë e dëshiron populli ta shoh në aeroplan që shkon në Bruksel për të zhvilluar negociata dhe të qëndroj për Britaninë”, tha Theresa May.

Rivali i saj Corbyn, i ballafaquar me audiencë dhe me gazetarin e njohur britanik, Jeremy Paxman,në programin e përmendur, tha se lufton për “drejtësi sociale” dhe për reduktimin e varfërisë, e jo për ta ndryshuar ligjin lidhur me monarkinë.

Në këtë kuadër ai theksoi se lirimi nga monarkia kushtetuese britanike, “sigurisht se nuk është në agjendën” e tij.

Përgatiti: Fatmir Bujupi

XS
SM
MD
LG