Ndërlidhjet

Duhani po e dëmton mjedisin


Kultivimi i duhanit

Kultivimi i duhanit është duke shkaktuar “dëme të mëdha” në ambient si shkak i përdorimit të kemikateve, energjisë, ujit, si dhe për shkak të ndotjes së ajrit nga prodhimi dhe distribuimi, ka thënë Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Pasojat ekologjike shkojnë përtej efekteve të pirjes së duhanit, thuhet në raportin e parë rreth ndikimit të duhanit në mjedis.

“Nga fillimi në mbarim, cikli i jetës së duhanit është proces ndotës dhe dëmtues”, thuhet në raportin e publikuar një ditë përpara shënimit të Ditës Botërore kundër Duhanit.

Sipas të dhënave të kësaj organizate, duhani vret 7 milionë njerëz brenda vitit.

Një sasi e madhe e drurëve shkatërrohen për tharjen e fletëve të cigares, gjë që kontribuon në shpyllëzim.

Është vlerësuar se 11.4 milionë tonë të drurëve përdoren çdo vit për tharjen e fletëve të cigares, ose një dru për 300 cigare.

Më shumë se 6 trilionë cigare konsumohen për çdo vit, duke liruar mijëra tonë të kemikateve kancerogjene në mjedis.

XS
SM
MD
LG