Ndërlidhjet

Jep dorëheqje drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Drejtori për komunikime i Shtëpisë së Bardhë, Mike Dubke, dha dorëheqje, vetëm tre muaj pasi është punësuar nga presidenti Donald Trump.

Dubke, një strateg republikan me përvojë, u angazhua për ristrukturimin e startegjisë mediatike të Shtëpisë së Bardhë.

Në kuadër të riorganizimit, po ashtu u bë e ditur se sekretari për media, Sean Spicer, do të mbajë pozicionin e tij, porse do të ketë më pak paraqitje për gazetarët.

Dubke më herët nuk ka punuar me fushatën e Trumpit dhe nuk është parë si besnik i presidentit.

XS
SM
MD
LG