Ndërlidhjet

Policia gjermane arreston një 17 vjeçar, dyshohet për terrorizëm


Policia gjermane
Policia gjermane

Autoritetet gjermane kanë bërë të ditur se kanë arrestuar një sirian 17 vjeçar, pas dyshimeve për sulm vetëvrasës në Berlin.

Arrestimi ka ndodhur në Uckermark, në verilindje të Berlinit, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme në Brandenburg, Karl-Heinz Schroeter.

Policia ka thënë se i dyshuari, emri i të cilit nuk është bërë i ditur, ka qenë në Gjermani nga viti 2015, i regjistruar si kërkues i azilit. I dyshuari ka jetuar në një shtëpi refugjatësh në Uckermark që nga viti 2016.

Në dhjetor, një qytetar me nënshtetesi tuniziane, vrau 12 persona me kamion në një treg në prag të Krishtlindjeve në Berlin. Sulmuesi, Anis Amri, më vonë u qëllua për vdekje nga policia në Itali, ndërsa grupi ekstremist Shteti Islamik mori përgjegjësinë për sulmin.

XS
SM
MD
LG