Ndërlidhjet

Rusia hedh raketa në Siri nga Mesdheu


Ilustrim
Ilustrim

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka thënë se nga Deti Mesdhe, një luftanije ruse dhe një nëndetëse kanë hedhur katër raketa lundruese duke synuar pozicionet e grupit ekstremist Shtetit Islamik pranë qytetit sirian të Palmiras.

Ministria ka thënë se raketat goditën objektivat e tyre.

Është thënë se Rusia ka informuar Shtetet e Bashkuara, Turqinë dhe Izraelin për këtë plan përpara se të hidhte raketat.

Derisa Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia janë duke luftuar kundër grupit ekstremist Shteti Islamik, Moska po vazhdon të mbështesë forcat e presidentit sirian Bashar al-Assad. Në anën tjetër Uashingtoni dhe Ankaraja po mbështesin grupe të ndryshme rebele.

Rusia ka filluar sulmet me bomba dhe raketa në Siri nga shtatori i vitit 2015. Këto sulme ndihmuan Asadin që të mbesë ende në pushtet.

XS
SM
MD
LG