Ndërlidhjet

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, do ta takojë kryeministrin malazez, Dushko Markoviq


Zëvendës presidenti i Shteteve të Bashkuara, Mike Pence

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, të hënën do të takohet me zëvendës presidentin e Shteteve të Bashkuara, Mike Pence , në Uashington.

Markoviq ka thënë se takimi me zotin Pence do të pasojë dorëzimin e dokumentacionit të ratifikuar në Departamentin Amerikan të Shtetit, mbi anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Suksesi i gjithëmbarshëm i Malit të Zi nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara. Besoj se partneriteti dhe miqësia midis nesh do të kenë jetë të gjatë”, ka thënë Markoviq, në një intervistë dhënë revistës amerikane Time.

Ai ka vlerësuar se më 5 qershor, me hyrjen edhe formale të Malit të Zi në NATO, vendi do të shënojë kthesën historike, duke u radhitur me kombet më të fuqishme në botë, “për të punuar bashkërisht në promovimin e vlerave të qytetëruara dhe në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në botë”.

XS
SM
MD
LG