Ndërlidhjet

SHBA: Ka filluar furnizimi me armatim i kurdëve në Siri


Pamje e njësiteve YPG në kufirin siriano-turk
Pamje e njësiteve YPG në kufirin siriano-turk

Shtetet e Bashkuara thonë se kanë filluar t’i furnizojnë me armatim luftëtarët kurdë në Siri, sipas planit i cili e ka zemëruaar Turqinë, aleatin amerikan në NATO.

“Ne kemi filluar transferin e armëve të voglaa dhe makinave për elementet kurde” të Forcave demokratike siriane, ka thënë zëdhënësi i Pentagonit, Adrian Rankine-Galloway, duke iu referuar aleancës kurdo-siriane, që lufton lundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.

Nuk ka pasur reagim të menjëhershëm nga Ankaraja, e cila konsideron se Njësitetet e mbrojtjes popullore të kurdëve në Siri (YPG) janë grup terrorist i lidhur me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PPK), që është e jashtë-ligjshme në Turqi.

Uashingtoni ka thënë se armatimi i aleancës kurdo-siriane është i domosdoshëm për rimarrjen e qytetit Raka, që është baza e fundit madhore e Shtetit Islamik në Siri.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropoan, po ashtu, konsiderojnë se Partia Pumnëtore e Kurdistanit, që për dekada ka udhëhequr kryengritje në Turqi, është organizatë terroriste.

XS
SM
MD
LG