Ndërlidhjet

Afganistan: Numri i të vrarëve në Kabul arriti në 90 vetë


Pamje pas sulmit të sotëm në Kabul të Afganistanit

Qeveria e Afganistanit tha se numri i të vrarëve nga sulmi i sotëm me kamion – bombë në kryeqytetin Kabul, ka arritur në 90 vetë.

“Në këtë sulm të fuqishëm, 90 vetë janë vrarë dhe 400 të tjerë janë plagosur, përfshirë shumë gra dhe fëmijë”, ka njoftuar Qendra për media e qeverisë së Afganistanit.

Ministria e shndetësisë ka tërhequr vërejtjen se numri i të vrarëve mund të rritet, derisa po kryhen gjurmimet për gjetje të njerëzve nën gërmadha.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim të fuqishëm. Sulme të ngjashme në të kaluarën janë ndërmarrë nga miliatntë talibanë dhe ata të Shtetit Islamik.

Policia e Kabulit tha se eksplozivi ishte fshehur në një kamion dhe kishte eksploduar afër Ambasadës së Gjermanisë.

Basir Mujahid, zhëdhënës i policisë së Kabulit, tha se nuk është e qartë nëse Ambasada e Gjermanisë ishte cak i sulmit dhe “disa komplekse dhe zyra të tjera të rëndësishme”, që ndodhen në afërsi.

Presidenti i Afganistanit, Ashraf Ghani, e ka dënuar sulmin duke e quajtur “krim lufte”.

Shtëpia e Bardhë “e ka dënuar fuqishëm sulmin mizor” dhe u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe miqve të personave të vrarë dhe të plagosur, ka raportuar agjencia AFP.

XS
SM
MD
LG