Ndërlidhjet

Jahjagës i pamundësohet vizita në Beograd


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi

Ish presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, nuk i është mundësuar vizita në Beograd, siç ishte paraparë të niste të enjten.

Jahjaga, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka reaguar ndaj ndalimit të hyrjes së saj në Beograd, duke e cilësuar të paarsyeshëm.

"Unë sot do të duhej të isha në Beograd për promovim të librit "Unë dua të dëgjohem" në kuadër të festivalit "Mirëdita, dobar dan!", ku u ftova të mbaj fjalim për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Hyrja ime në shtetin e Serbisë u pamundësua me një arsyetim absurd".

"Përgatitjet për vizitën janë bërë në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit për vizita të zyrtarëve të lartë.Autoritetet e Kosovës i kanë njoftuar me kohë dhe me përpikëri autoritetet e Serbisë, siç është e paraparë me marrëveshje, por zyrtarët në Beograd kanë dështuar t'i përmbahen kësaj marrëveshjeje, duke e shkelur atë me qëllim që të ndalojnë vizitën time", thuhet në këtë reagim.

Tahiri: Me ndalesën e Jahjagës, Serbia ka shkelur marrëveshjen e Brukselit

Ish presidentja Jahjaga është e ftuar të marrë pjesë në festivalin "Mirëdita, dobar dan", i cili po mbahet në Beograd, për të promovuar librin "Dua të dëgjohem: Libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”.

Promovimi është paraparë të bëhet të premten, më 2 qershor, në Qendrën për Dekontaminimin Kulturor.

Festivali ka nisur të mërkurën mbrëma, më 31 maj, dhe është penguar përkohësisht nga 20 pjesëtarë të lëvizjes ekstreme djathtiste "Zavetnici".

XS
SM
MD
LG