Ndërlidhjet

Putin bën thirrje për normalizmin e marrëdhënieve SHBA - Rusi


Presidenti rus Vladimir Putin
Presidenti rus Vladimir Putin

Presidenti rus Vladimir Putin ka kërkuar nga përfaqësues të biznesit amerikan të punojnë me administratën e presidentit Donald Trump, për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy vendeve.

Duke folur në ngjarjen “Dialogu i Biznesit Rusi-SHBA” në margjinat e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar në Shën Petersburg , Putin u kërkoi udhëheqësve të pranishëm të SHBA-ve, "të ndihmojnë në rivendosjen e një dialogu normal politik".

Ai ka deklaruar se Moska është duke punuar për të “ normalizuar” marrëdhëniet dypalëshe. Rusia dhe Moska kishin nivel të ulët të bashkëpunimit gjatë udhëheqjes së ish presidentit amerikan, Barack Obama.

Disa nga çështjet problematike ishin, aneksimi i rajonit ukrainas të Krimesë nga Rusia, mbështetja aktive e Moskës ndaj separatistëve në Ukrainën lindore dhe mosmarrëveshjet mbi konfliktin në Siri.

Putin shtoi se Moska mbështet projekte të përbashkëta midis bizneseve ruse dhe amerikane.

"Shtetet e Bashkuara gjithmonë kanë qenë një partner tregtar i rëndësishëm për ne", ka thënë Putin.

XS
SM
MD
LG