Ndërlidhjet

Këngëtarja Ariana Grande i vizitoi të plagosurit në spital


Pjesëtarë të policisë britanike gjatë hetimeve për sulmin e 22 majit
Pjesëtarë të policisë britanike gjatë hetimeve për sulmin e 22 majit

Këngëtarja amerikane e pop muzikës, Ariana Grande, e ka bërë një vizitë befasuese te simpatizuesit e rinjë, të cilit ishin plagosur në një koncert që ajo e kishte mbajtur në Mançester, muajin e kaluar.

Me të arritur mbrëmë, ajo shkoi në spitalin në Mançester, ku po trajtohet pjesa më e madhe e të lënduarve.

Mediat lokale kanë raportuar se Ariana Grande ka sjellur dhurata dhe ka bisdeduar me dashamirët e rinjë, përfshirë edhe 10 vjeçarin, Jaden Farell-Mann, i cili ka pësuar thyerje në të dy këmbët dhe ka kaluar nëpër dy operacione.

Në koncertin e nesërm humanitar “One Love Manchester” do të këndojnë edhe Justin Biber, Miley Cyrus, Katy Perry, Pharrell Williams, e të tjerë.

Bileta gratis u janë ofruar pjesëmarrësve të shout të madh të këngëtares Grande, pas të cilit kishte ndodhur sulmi vetëvrasës.

Nga shitja e biletave për koncertin e nesërm do të formohet fondi We Love Manchester, i cili do t’i ndhmoj familjet e goditura dhe viktimat e sulmit.

Sulmuesi vetëvrasës, Salman Abedi, më 22 maj i ka vrarë 22 vetë, përfshirë fëmijë dhe i ka plagosur 116 persona të tjerë.

Në kuadër të hetimeve për këtë sulm janë arrestuar 11 vetë nga policia e Mançesterit.

XS
SM
MD
LG