Ndërlidhjet

Nishani: Ngushëllime dhe solidaritet për viktimat e sulmit në Londër


Bujar Nishani

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, nëpërmjet një mesazhi të bërë publik, ka shprehur keqardhjen e thellë dhe solidaritetin, edhe në emër të qytetarëve shqiptarë për viktimat dhe të plagosurit nga akti terrorist në Londër.

"Dënojmë forcërisht aktet barbare dhe të pashpirt të terroristëve dhe ekstremistëve, duke shprehur njëkohësisht besimin se vlerat e patjetërsueshme të demokracisë, lirisë dhe civilizimit do të triumfojnë gjithmonë mbi veprime të tilla çnjerëzore", thuhet ndër të tjera në mesazhin e presidentit Nishani.

XS
SM
MD
LG