Ndërlidhjet

Kosova shpreh solidaritet me Mbretërinë e Bashkuar


Përfaqësues të institucioneve të Kosovës dhe ata të partive politike kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave dhe solidaritet të popullit të Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar, pas sulmeve të mbrëmshme terroriste në Londër.

Duke theksuar tronditjen e popullit të Kosovës dhe duke dënuar këto akte brutale, kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar është djep i lirisë dhe demokracisë, vlera të cilat nuk mund të cenohen nga askush.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, njëherësh kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit, përmes një statusi në Facebook ka dënuar sulmet që ndodhën mbrëmë në Londër.

Ai ka thënë se Kosova është rreshtuar me aleatët në luftën e pakompromis kundër terrorizimit.

“Thellësisht i prekur nga sulmet makabre në Londër dhe me humbjen e jetëve të njerëzve të pafajshëm. Lutjet tona sot janë me familjet e viktimave dhe popullin britanik", ka shkruar Haradinaj.

Po ashtu kandidat për kryeministër nga Vetëvendosje, Albin Kurti, është shprehur i tronditur nga seria e sulmeve në Londër, teksa i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve të viktimave.

XS
SM
MD
LG