Ndërlidhjet

Haley: SHBA e rishqyrton pjesëmarrjen në një këshill të OKB-së


Nikki Haley gjatë fjalimit të saj të sotëm në Gjenevë
Nikki Haley gjatë fjalimit të saj të sotëm në Gjenevë

Shtetet e Bashkuara po e rishqyrtojnë pjesëmarrjen e tyre në Këshillin për të drejtat e njeriut të Kombeve të Bashkuara, tha sot në Gjenevë, në mbledhjen e këtij këshilli, ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley.

Mëtutje, në fjalimin e saj të sotëm në ditën e parë të sesionit trejavor të këtij këshilli, zonja Haley ka bërë thirrje për reforma, për eliminimin e asaj që ajo e ka quajtur “anim kronik anti-Izrael”.

“Shtetet e Bashkuara po e shikojnë me kujdes këtë këshill dhe pjesëmarrjen në të dhe ne i shohin disa fusha për forcim të rëndësishëm”, tha Haley.

Ajo theksoi, po ashtu, se vendet që i shkelin të drejtat e njeriut nuk do të duhej të ishin anëtare të këshillit.

Lexoni edhe këtë informacion.

XS
SM
MD
LG