Ndërlidhjet

Kuinti: Përpjekjet për frikësim në veri janë krejtësisht të papranueshme


Pamje e një pjese të Prishtinës
Pamje e një pjese të Prishtinës

Gjatë pak ditëve të kaluara, përfshirë ditën e sotme, “ne kemi pranuar një numër të raporteve thellësisht shqetësuese për përpjekje për ndikim në rezultatet e zgjedhjeve në Kosovë, nëpërmjet kërcënimit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të ambasadave në Prishtinë të Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara.

Mëtutje, në këtë deklaratë theksohet se “veçanërisht, duket se ekziston përpjekje për frikësim dhe detyrim të komunitetit serb të Kosovës, për të votuar në mënyrë të caktuar. Aksionet e këtilla janë krejtësisht të papranueshme. Ne u bëjmë thirrje të gjithë atyre që janëangazhuar, për tu ndalur, dhe kërkojmë nga autoritetet dhe policia në Kosovë të bëjnë hetime të plota”.

“Të gjithë shtetasit e Kosovës duhet të kenë mundësi të votojnë sipas vetëdijes së tyre dhe të lirë nga frikësimi, ndërhyrja dhe keqtrajtimi. Këto zgjedhje janë mundësi për shtetasit e Kosovës që t’i zgjedhin përfaqësuesit e tyre. Vetëm shtetasit e Kosovës e kanë këtë forcë dhe përgjegjësi. Si pjesëtarë të komunitetit ndërkombëtar, ne do të punojmë me secilin që zgjedhet”, theksohet në fund të deklaratës.

Lexoni edhe këtë: Serbët kundër serbëve në zgjedhjet e 11 qershorit

XS
SM
MD
LG