Ndërlidhjet

Kanadaja rrit ndjeshëm shpenzimet ushtarake


Ilustrim

Ministri i Mbrojtjes i Kanadasë, Harjit Sajja, tha se vendi i tij do të rrisë shpenzimet ushtarake për 73 përqind.

Njoftimi pason presionin e Shteteve të Bashkuara mbi aleatët e NATO-s për të ndarë barrën e mbrojtjes.

Sajjan tha se shpenzimet ushtarake do të arrijnë në 24.1 miliardë dollarë brenda një dekade dhe se plani parasheh 5,000 ushtarë shtesë, 15 luftainije të reja dhe 88 avionë të rinj luftarakë.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis, tha se është është "i inkurajuar" me këtë vendim të Kanadasë.

XS
SM
MD
LG