Ndërlidhjet

Irani rrit sigurinë pas sulmeve terroriste


Parlamenti i Iranit

Raportet nga Irani thonë se policia ka rritur patrullimet në rrugë dhe në stacionet e metrosë në Teheran, një ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në ndërtesën e Parlamentit dhe në tempullin e Ajatollah Ruhollah Khomeinit.

Zyratrët iranianë thanë sot se numri i njerëzve të vrarë në sulme është rritur në 17.

Përgjegjësinë për sulmet e ka marrë grupi militant Shteti Islamik.

Ministria e Inteligjencës e Iranit tha përmes një deklarate se pesë persona të përfshirë në sulme, kanë qenë iranianë që i janë bashkuar Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

Sipas mediave iraniane, të gjithë sulmuesit janë vrarë, ndërsa së paku dy prej tyre e kanë hedhur veten në erë me rripa vetëvrasës.

Policia tha se ka arrestuar “disa të dyshuar” për lidhje me sulmet.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka shprehur keqardhje për viktimat, por ka thënë se “shtetet që sponsorizojnë terrorizmin rrezikojnë të bien vetë viktimë e së keqes që e promovojnë”.

XS
SM
MD
LG