Ndërlidhjet

Pakistani “parandalon krijimin e bazës së IS-it” në territorin e tij


Pakistan
Pakistan

Ushtria e Pakistanit tha se ka parandaluar përpjekjet e militantëve të lidhur me grupin ekstremist Shteti Islamik, për të krijuar bazën e tyre në provincën Baluçistan.

Ushtria tha se pesë ushtarë janë plagosur, ndërsa 12 “terroristë ekstremistë” të grupit Lashkar-e-Jhangvi Al Alami janë vrarë.

Sipas njoftimit të ushtrisë, operacioni është zhvilluar këtë muaj pranë qarkut Mastung dhe ka zgjatur tre ditë.

Sipas burimit të njëjtë, forcat ushtarake kanë shkatërruar eksplozivë, rripa vetëvrasës dhe granata, ndërsa kanë konfiskuar armë të tjera.

Operacioni është zhvilluar pasi militantët e Shtetit Islamik kanë marrë përgjegjësinë për një sulm vetëvrasës kundër një ligjvënësi pakistanez, muajin e kaluar në qarkun Mastung.

Njëzetepesë njerëz janë vrarë në këtë sulm.

XS
SM
MD
LG