Ndërlidhjet

Birmani: Janë gjetur 29 trupa të pajetë nga rrëzimi i aeroplanit ushtarak


Ushtarët duke i bartur trupat e pajetë të gjetur nga aeroplani ushtarak i zhdukur dje në Birmani
Ushtarët duke i bartur trupat e pajetë të gjetur nga aeroplani ushtarak i zhdukur dje në Birmani

Ekipet e shpëtimit i kanë tërhequr 29 trupa të pajetë nga bregdeti i Birmanisë, nga një aeroplan ushtarak që ishte zhdukur me 122 njerëz në të.

Ushtria tha sot se janë gjetur 21 trupa të të rriturve dhe të tetë fëmijëve.

Janë gjetur edhe mbetje të tjera, disa jelekë të shpëtimit dhe valixhe, që besohet se janë nga aeroplani i zhdukur.

Aeroplani transportues i prodhimit kinez, dje po fluturonte për në kryeqytetin e Birmanisë, Jangon, kur e humbi kontaktin me kontrollin e trafikut, pak kohë pasi ishte ngritur nga qyteti juglindor, Mjeik.

Shumica e udhëtarëve ishin pjesëtarë të ushtrisë dhe anëtarë të familjeve të tyre, përfshirë fëmijët.

Ushtria tha se kapiteni i aeroplanit ishte pilot me përvojë me 3 mijë orë fluturimi, ndërsa aeroplani ishte blerë në mars të vitit 2016 dhe i kishte 809 orë fluturim.

Ushtria e Birmanisë, vend ky që njihet edhe me emrin Mianmar, i ka pasur dy përplasje të aeroplanëve të saj gjatë vitit të kaluar.

XS
SM
MD
LG