Ndërlidhjet

Publikohen rezultatet e regjistrimit të Diasporës


Ilustrim
Ilustrim

Rreth 350 mijë është numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës. Këto janë rezultat preliminare të regjistrimit të Diasporës, në kuadër të projektit “ Ti je pjesë e atdheut”, publikuar të shtunën nga Ministria e Diasporës.

Sipas këtyre rezultateve, numri më i madh i qytetarëve të Kosovës, jetojnë në Gjermani, Zvicër, pastaj në Itali, Suedi dhe Kanada.

Kurse, sipas gjinisë, në Diasporë jetojnë rreth 56 për qind meshkuj, kurse 44 për qind femra.

Ministri i Diasporës në Qeverinë në largim të Kosovës, Valon Murati, ka treguar se procesi i regjistrimit i diasporës, ka filluar në janar të vitit 2014 në formën elektronike dhe në formën me pyetësor, ndërkaq ka përfunduar në fund të vitit të kaluar.

Ndërkohë, Murati, ka thënë se, “ Diaspora edhe sot vazhdon të jetë burim i rëndësishëm i jetës socio- ekonomike të vendit, qoftë përmes remitencave, përmes shpenzimeve për udhëtim dhe investimeve në Kosovë” .

Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës, thotë Murati, për çdo vit nga këto tri kategori, në Kosovë hyjnë rreth një miliard e 500 mijë euro.

Ministria e Diasporës, të shtunën ka hapurfushatën sensibilizuese për regjistrimin elektronik, që do jetë aktive deri në vitin 2021, kur do të publikohen rezultat përfundimtare të regjistrimit të Diasporës.

XS
SM
MD
LG