Ndërlidhjet

Hetuesit amerikanë kërkojnë prova nga biseda Trump – Comey


Presidenti Donald Trump dhe ish drejtori i FBI-së James Comey

Hetuesit e Kongresit amerikan janë duke kërkuar dokumentimin e bisedave në mes të presidentit amerikan Donald Trump dhe ish drejtorit të FBI-së, James Comey. Të dy palët akuzojnë njëri - tjetrin për gënjeshtra rreth bisedave që kanë pasur me herët.

Komisioni i Inteligjencës i kërkoi Shtëpisë së Bardhë të rikthejë çdo material që dokumenton bisedën Trump – Comey gjatë një darke, në shkurt të këtij viti.

Gjatë kësaj bisede dyshohet se Trump ka kërkuar besnikërinë e Comey-it dhe e ka shtyer atë t'i jap fund hetimeve të FBI-së për lidhjet e ish-ndihmësit Michael Flynn me Rusinë.

Komiteti i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se ka kërkuar nga Comey të paraqesë të dhënat e tij nga biseda me Trumpin.

Në anën tjetër Comey ka deklaruar se ai i pati treguar të dhënat e tij një shoku, që është profesor i juridikut në Universitetin e Kolumbias, Daniel Richman.

Comey ka shtuar se nuk ka kopje të atyre të dhënave, por ai do ta lejonte Richman-in t’i publikonte ato. Kjo deklaratë bëri që Komiteti Gjyqësor i Senatit të kërkojë nga Richman të dhënat e përmendura nga Comey.

Trump ndërkaq ka këmbëngulur, se ai është i sinqertë dhe se ai është "100 për qind" i gatshëm të dëshmojë nën betim.

XS
SM
MD
LG