Ndërlidhjet

Francë: Parashikohet fitore bindëse e partisë së Macronit


Mbështetësit e presidentit Macron në Paris festojnë pas shpalljes së rezulatteve të pjesërishme

Parashikimet në bazë të rezultateve të pjesërishme në rundin e parë të zgjedhjeve parlamentare në Francë, indikojnë se partia e qendrës e presidentit, Emmanuel Macron, do ta fitojë shumicën në Asamblenë Kombëtare.

Në zgjedhjet e djeshme, partia Republika në Lëvizje, e zotit Macron, dhe aleati i saj i qendrës së djathtë, MoDem, parashikohet që eventualisht të fitojnë prej 390 e deri në 445 deputetë në Asamblenë me 577 deputetë.

Zgjedhjet janë përshkruar me atë që shumë ekspertë francezë e kanë vlerësuar si dalje e ulët historike në zgjedhje, pasi kjo shifër ishte afro 49%.

Rezultatet preliminare tregojnë se partia e zotit Macron ka 32%, Partia Republikane e krahut të djathtë i ka 21.2%, ndërsa Fronti Kombëtar i krahut të djathtë ekstrem i fitoi 13.9% të votave.

Nëse kandidatët nuk fitojnë më tepër se 50% të votave në rundin e parë, atëherë të gjithë ata, që i kanë së paku 12.5%, garojnë në rundin e dytë të zgjedhjeve më 18 qershor.

XS
SM
MD
LG