Ndërlidhjet

Pakistan: Rasti i parë në histori që kryeministri paraqitet para hetuesve


Nawaz Sharif

Kryeministri i Pakistanit, Nawaz Sharif, pritet që këtë javë të paraqitet para një paneli hetues, lidhur me akuzat kundër familjes së tij për posedim të kompanive të jashtme dhe pastrim të parave.

Në një letër të siguruar nga Radio Evropa e Lirë, Ekipi i Përbashkët Hetues, ka kërkuar që zoti Sharfi të paraqitet para këtij paneli më 15 qershor dhe “të sjell dokumente të rëndësishme” për këtë rast.

Kjo do të jetë rasti i parë në historinë e fundit të Pakistanit, që kryeministri aktual të paraqitet para një paneli hetues.

Zoti Sharif, që i ka hedhur poshtë akuzat për keqbërje, është nën hetime prej vitit 2016 nga ana e Gjykatës Supreme të Pakistanit.

Hetimet, e ndërlidhura me publikimin e të ashtuquajturave Letra të Panamasë, janë të fokusuara në miliona dollarë, që familja e Nawaz Sharifit i mbanë në pasuri të jashtme dhe nëse ai i ka gënjyer autoritetet lidhur me këtë çështje.

Në muajin prill gjykata ka vendosur se nuk ka dëshmi të mjaftueshme për ta larguar Sharifin nga zyra e kryeministrisë, por ka urdhruar hetime të mëtejshme lidhur me akuzat.

Ekipi i Përbashkët Hetues tashmë i ka marrë në pyetje edhe djemtë e Sharifit.

XS
SM
MD
LG