Ndërlidhjet

Nga forcat amerikane janë vrarë 3 civilë afganë pas eksplodimit të bombës


Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në provincën Nangarhar në Afganstan
Pamje pas një eksplodimi të mëparshëm në provincën Nangarhar në Afganstan

Tre civilë afganë janë vrarë nga forcat e Shteteve të Bashkuara në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Abdul Wahab, zyrtar i rajonit, Ghani Khel, tha se ushtarët amerikanë kanë hapur zjarr kundër civilëve sot herët në mëngjes, pasi makina e tyre ishte goditur nga një bombë në rrugë.

“Ata hapën zjarr kundër civilëve që ecnin në afërsi, duke i vrarë të tre personat”, tha Wahab, dhe ka shtuar se “ata mund të kenë menduar se këta njerëz ishin ata që e kanë aktivizuar bombën”.

Nuk ka pasur informacione të menjëhershme për viktima eventuale amerikane nga ky eksplodim.

Komanda ushtarake e Shteteve të Bashkuara në kryeqytetin Kabul tha se po zhvillonte hetime lidhur me raportet për këtë incident.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këtë eksplodim, duke thënë se nga ai janë vrarë pesë trupa të jashtme, ka raportuar agjencia gjermane e lajmeve, DPA.

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG