Ndërlidhjet

Iran: Policia thotë se i ka vrarë 4 militantë të lidhur me IS-in


Policia i ka paraqitur gjërat e konfiskuara të militantëve të vrarë në provincën Hormozgan

Mediat iraniane kanë raportuar se policia i ka vrarë katër persona të armatosur të ndërlidhur me grupin ekstremist, Shteti Islamik (IS).

Shefi i policisë në provincën jugore Hormozgan në Iran, Azizollah Maleki, është cituar duke thënë sot se forcat e tij dje i vranë “terroristët e armatosur” gjatë të shtënave në qytetin jugor, Roudan.

Maleki tha se gjatë këtij operacioni janë konfiskuar një flamur i IS-it, pushkë automatike, plumba, materiale eksplozive, e të tjera.

Sipas zotit Maleki, dy prej të vrarëve ishin të jashtëm.

Autoritetet e Iranit kanë thënë se pesë persona të involvuar në sulmet vdekjeprurëse në kryeqytetin Teheran, javën e kaluar, ishin iranianë, që i ishin bashkuar grupit ekstremsit, Shteti Islamik, në Irak dhe Siri.

Këto autoritete, po ashtu, thanë se ideologu i sulmeve të 7 qershorit n Parlamentin e Iranit dhe në një mauzole të Ajatollah Khomeinit, është vrarë nga forcat e sigurisë, ndërsa dhjetëra të tjerë të dyshuar janë arrestuar lidhur me këto sulme.

XS
SM
MD
LG