Ndërlidhjet

Brexiti i Theresa May ka rënë në ujë


Nicola Sturgeon

Mbështetësit e Brexitit kanë mbetur “të vdekur në ujë”, që nga humbja e shumicës parlamentare nga kryeministrja britanike Theresa May, ka thënë Nicola Sturgeon, ministrja e parë e Skocisë.

Ajo i ka bërë këto deklarata për televizionin Sky News, duke shtuar se “nisma e konservatorëve, për një Brexit të vështirë, tashmë është çështje që ka rënë në ujë”.

Sturgeon, që është edhe lidere e Partisë Kombëtare Skoceze, ka kundërshtuar planet për nxjerrjen e Britanisë së Madhe, jashtë Bashkimit Evropian. Kryeministrja May, ka thënë se planet për Brexit kanë qenë për kontrollim më të mirë të migrimit.

Sturgeon po ashtu ka shtuar, se rezultatet e zgjedhjeve “kanë ngritur një pyetje të rëndësishme, nëse kjo kryeministre do të mund të funksionalizojë qeverinë”.

XS
SM
MD
LG