Ndërlidhjet

Hakerët rusë mund të godasin sistemin elekrtik në gjithë botën


Ilustrim
Ilustrim

Hakerët që besohet se kanë lidhje me Qeverinë e Rusisë kanë krijuar një “armë kibernetike” që ka potencial të jetë mjaft shkatërruese për sistemet elektrike në botë, thanë hulumtuesit.

Softueri, të cilin hulumtuesit e kanë quajtur CrashOverrideose ose Industroyer, ka penguar sistemin elektrik në Ukrainë në muajin dhjetor.

Firma për sigurinë kibernetike, Dragos, me seli në Uashington, tha se hakerët e Qeverisë ruse kanë treguar interes për të sulmuar rrjetet e energjisë elektrike edhe në vendet e tjera, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

“Softueri është në gjendje të sulmojë sistemet e energjisë elektrike në Evropë dhe Azi dhe, me modifikime të vogla, mund të përdoret edhe në SHBA dhe të shkaktojë ndërprerje deri në disa ditë”, tha Dragos.

Njoftimi i Dragos-it bëri që Departamenti për Siguri Kombëtare i SHBA-së të këshillojë të gjithë operatorët e infrastrukturave të rëndësishme që të veprojnë në përputhje me praktikat e rekomanduara të sigurisë.

XS
SM
MD
LG