Ndërlidhjet

Putini dhe mbreti saudit bisedojnë për krizën rreth Katarit


Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe mbreti saudit, Salman - foto arkivi.

Kremlini tha se presidenti rus, Vladimir Putin, dhe mbreti saudit, Salman, kanë biseduar përmes telefonit për krizën diplomatike rreth Katarit.

Në deklaratën e Kremlinit thuhet se mosmarrëveshja midis Katarit dhe disa vendeve arabe në Lindjen e Mesme nuk u ndihmon përpjekjeve për zgjidhjen e konfliktit në Siri ose luftës kundër terrorizmit.

Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejni dhe Egjipti kanë ndërprerë lidhjet me Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetje të elstremistëve islamikë dhe të Iranit.

Doha i ka hedhur poshtë këto akuza.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha të martën se izolimi ekonomik dhe politik i Katarit është "çnjerëzor dhe kundër vlerave islamike"

"Është sikur të jetë marrë dënim me vdekje për Katarin", tha Erdogan.

Irani po ashtu e mbështet Katarin.

XS
SM
MD
LG