Ndërlidhjet

Hungaria miraton ligjin kontrovers për OJQ-të


Parlamenti i Hungarisë

Ligjvënësit hungarezë miratuan një ligj kontrovers mbi organizatat joqeveritare të financuara nga jashtë.

Ligji u kërkon grupeve që marrin mbi 26,000 dollarë fonde të huaja në vit, të regjistrohen si "organizata të mbështetura nga jashtë", përndryshe rrezikojnë të mbyllen.

Me ligjin e ri, organizatave joqeveritare po ashtu u kërkohet të bëjnë të ditur çdo sponsor të huaj që u ofron atyre mbi 1,800 dollarë në vit.

Ligji është hartuar nga qeveria e kryeministrit Viktor Orban, e cila thotë se masa synon të përmirësojë transparencën, si dhe të luftojë shpëlarjen e parave dhe financimin e terrorizmit.

Grupet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut thonë se me ligjin e ri synohet të heshten zërat kritikë.

Parlamenti Evropian, muajin e kaluar, ka dënuar Hungarinë për "përkeqësim serioz" të sundimit të ligjit dhe i ka bërë thirrje qeverisë të tërheqë ligjin në fjalë.

XS
SM
MD
LG