Ndërlidhjet

Arabia Saudite akuzohet për "mbështetje të terrorizmit në Iran"


Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, akuzoi Arabinë Saudite për "mbështetje aktive" të grupeve terroriste në perëndim dhe lindje të Iranit.

Duke folur në margjina të një konference në Oslo, Zarif tha se Teherani "ka njoftime se Arabia Saudite është e angazhuar në mënyrë aktive në promovimin e grupeve terroriste" në provincën juglindore Sistan-Baluçistan të Iranit.

Kjo provincë kufizohet me Afganistanin dhe Pakistanin dhe ka popullsi të madhe sunite.

"Në anën perëndimore, po bëhet i njëjti aktivitet", tha Zarif.

Ai i bëri këto komente pak ditë pas sulmeve vdekjeprurëse në Parlamentin e Iranit dhe në tempullin e Ajatollah Ruhollah Khomeinit në Teheran.

Përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë grupi militant Shteti Islamik, ndërsa zyrtarët iranianë kanë përsëritur akuzat se Arabia Saudite i financon militantët islamikë, përfshirë Shtetin Islamik.

Arabia Saudite e ka mohuar përfshirjen në sulme.

XS
SM
MD
LG