Ndërlidhjet

Maqedoni: Mbështetet propozimi për shkarkimin e prokurorit shtetëror


Marko Zvërllevski

Këshilli i prokurorëve të Maqedonisë e ka mbështetur propozimin për shkarkimin e prokurorit të shtetit, Marko Zvërllevski.

Për mbështetje të propozimit ishin tetë antarë të këtij këshilli, ndërsa njëri votoi kundër.

Prokurori Zvërllevski, i cili është anëtar i Këshillit të prokurorëve, nuk ka mundur të marrë pjesë në këtë mbledhje, pasi shqyrtohej kërkesa për shkarkimin e tij, por mundet në formë të shkruar të përgjigjet dhe të marrë pjesë në seancën e Kuvendit të maqedonisë, në të cilën do të diskutohet për shkarkimin e tij.

Në këtë seancë, për shkarkim nevojiten së paku 61 vota, derisa Kuvendi i Maqedonisë i ka 120 deputetë.

Qeveria e Maqedonisë më 6 të këtij muaji e ka filluar procedurën për shkarkimin e prokurorit të shtetit, Marko Zvërllevski, për shkak të “kryerjes joligjore dhe jo me kohë të funksionit”.

Kjo procedurë po bëhet, pasi zoti Zvërllevski nuk e ka pranuar thirrjen e kryeministrit, Zoran Zaev, për të dhënë dorëheqje.

XS
SM
MD
LG