Ndërlidhjet

Hagë: Ka filluar rigjykimi i dy të dyshuarve për krime të luftës nga Serbia


Franko Simatoviq (djathtas) dhe Jovica Stanishiq në gjykatën e Hagës në vitin 2013
Franko Simatoviq (djathtas) dhe Jovica Stanishiq në gjykatën e Hagës në vitin 2013

Rigjykimi i dy ish-zyrtarëve shtetërorë të Serbisë, Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, të akuzuar për krime të luftës gjatë luftërave ballkanike në vitet e 90-ta, ka filluar sot në Gjykatën e Kombeve të Bashkuara në Hagë.

Prokurori Douglas Stringer, i tha panelit të përbërë nga tre gjyqtarë në Hagë, se Jovica Stanishiq dhe Franko Simatoviq, kanë luajtur rol kryesor në lehtësimin e mizorive nga paramilitarët serbë në Kroaci dhe Bosnjë-Hercegovinë.

Prokurori Stringer tha se Stanishiq, 66 vjeçar, dhe zëvendësi i tij, Simatoviq, 67 vjeçar, “kanë bërë që këto krime të ndodhin nëpërmjet drejtimit të tyre dhe mbështejtes së vazhdueshme për forcat serbe, që janë përdorë për t’i kryer ato”.

Këta dy persona ishin liruar në vitin 2013 lidhur me akuza për krime të luftës, pasi gjyqtarët që kishin vendosur për këtë rast kishin thënë se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për lidhjen e tyre me krime.

Por, gjyqtarët e apelit, në vitin 2015, e kanë rrëzuar këtë vendim duke thënë se kishin ndodhur disa gabime juridike në procesin gjyqësor.

Rrjedhimisht, ishte vendosur që Stanishiq dhe Simatoviq të rigjykoheshin për katër pika për krime kundër njerëzimit dhe një pike për krime të luftës, të kryera nga njësitë serbe të vdekjes në Bosnjë dhe Kroaci, pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, në vitin 1991.

XS
SM
MD
LG