Ndërlidhjet

Kosovë: Publikohet pasuria e zyrtarëve publik


Ilustrim

Agjencia Kundër Korrupsionit në Kosovë ka publikuar në faqen zyrtare të saj regjistrat e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik.

Deklarimi i pasurisë i zyrtarëve publik në Kosovë është një obligim ligjor dhe shmangia ose fshehja e të dhënave, thonë zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit, mund të çojë drejt padisë në gjykata.

“Agjencia njofton se gjatë bartjes së të dhënave të deklaruara nga formularët e deklarimit të pasurisë tek regjistrat e deklarimeve, mund të ndodhin lëshime teknike apo formulime të gabuara andaj kërkojmë nga zyrtarët e lartë publik që ta njoftojnë Agjencinë në mënyrë që të bëhen përmirësimet”, thuhet në një komunikatë për media të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Pas përfundimit të të gjitha çështjeve teknike të këtij procesi, sipas kësaj Agjencie do të organizohet aktiviteti publik i hedhjes së shortit për kontrollin e plotë të pasurisë.

Sipas Ligjit për deklarimin e pasurisë, procesit të kontrollit të pasurisë do t’i nënshtrohen 20 për qind e listës së përgjithshme të zyrtarëve te lartë publik që kanë deklaruar pasurinë për vitin 2017.

XS
SM
MD
LG