Ndërlidhjet

Japonia kalon ligjin e diskutueshëm anti-terror


Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe.

Ligjvënësit e Japonisë miratuan një ligj kontrovers, që u lejon autoriteteve të godasin komplotet terroriste.

Blloku qeverisës i kryeministrit Shinzo Abe e kaloi ligjin në Dhomën e Lartë të Parlamentit, pavarësisht opozitës së zëshme.

Qeveria thotë se ligji është i nevojshëm për të përmirësuar sigurinë përpara Lojërave Olimpike më 2020 dhe për të qenë në përputhje me një marrëveshje me Kombet e Bashkuara, të cilën Japonia e ka nënshkruar.

Por, kritikët thonë se ai dobëson liritë civile dhe mund të keqpërdoret për të monitoruar qytetarët e pafajshëm.

Ligji ka shkaktuar protesta, përfshirë atë të fundit që është zhvilluar të mërkurën mbrëma, jashtë ndërtesës së Parlamentit, dhe ka tërhequr mijëra njerëz.

Ligji kriminalizon komplotimin dhe kryerjen e 277 akteve.

Një grup i tërë, i definuar si dy ose më shumë njerëz, mund të akuzohet nëse së paku një anëtar zbulohet se ka planifikuar krim.

XS
SM
MD
LG