Ndërlidhjet

Trump: Pengimi i drejtësisë rrjedh nga lajmet e rreme


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se hetimet kundër tij për pengim të mundshëm të drejtësisë rrjedhin nga “lajmet e rreme” për bashkëpunimin e mundshëm midis fushatës së tij dhe Rusisë.

Trump reagoi në Twitter, një ditë pasi gazeta Washington Post tha se këshilltari i posaçëm, Robert Mueller, është duke hetuar nëse Trump ka bërë përpjekje të pengojë drejtësinë.

Mueller është duke hetuar ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale në SHBA dhe bashkëpunimin e dyshuar midis bashkëpunëtorëve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë.

“Kanë krijuar bashkëpunim të rremë me tregimin rus, kanë gjetur zero prova; tani flasin për pengim të drejtësisë në lajme të rreme. Bukur”, tha Trump në Twitter.

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, i cili është shkarkuar nga Trump në muajin maj, ka thënë në Senat, javën e kaluar, se ai beson se është shkarkuar për shkak të hetimit të Rusisë.

Comey po ashtu ka thënë se Trump i ka kërkuar të ndalojë hetimet e ish-këshilltarit të Shtëpisë së Bardhë për Siguri Kombëtare, Michael Flynn. Ky i fundit ka dhënë dorëheqje për shkak të kontakteve me zyrtarët rusë.

Trump ka mohuar çdo bashkëpunim të tij apo bashkëpunëtorëve të tij me Rusinë.

 

 

Qëndroni me ne

XS
SM
MD
LG