Ndërlidhjet

Ministri turk Cavusoglu viziton nesër Arabinë Sudite


Ministri i Punëve të Jashtme i Tuqisë, Mevlut Cavusoglu
Ministri i Punëve të Jashtme i Tuqisë, Mevlut Cavusoglu

Ministri i Punëve të Jashtme i Tuqisë, Mevlut Cavusoglu, ka thënë se do të vizitojë të premten Arabinë Saudite, për të mbajtur disa takime pas prishjes së marrëdhënieve në mes të Katarit dhe vendeve të tjera të Gjirit Arab.

Duke folur për një konferencë në Ankara së bashku me homlogun e tij nga Tunizia, Cavusoglu tha se Turqia ka qenë e paanshme dhe ka bërë përpjekje për të zgjedhur çështjen e mosmarëveshjes mes vendeve.

Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahreini kanë shkëputur marrëdhëniet dhe kanë vendosur sanksione mbi Katarin, duke e akuzuar atë për mbështetjen e terrorizmit dhe të Iranit.

Katari vazhdon t’i mohojë këto akuza.

XS
SM
MD
LG