Ndërlidhjet

Rusia: Abu Bakr-al Baghdadi mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror


Ilustrim

Ministria ruse e Mbrojtjes ka thënë se lideri i grupit ekstremist Shteti Islamik, Abu Bakr-al Baghdadi, mund të jetë vrarë gjatë një sulmi ajror rus në Siri gjatë muajit të kaluar.

Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar ministrinë të ketë thënë se kanë përdorur kanale të ndryshme për të konfirmuar informacionin sipas të cilit, al-Baghdadi ishtë vrarë gjatë sulmit ajror në Raka, më 28 maj.

Gjatë këtij sulmi janë vrarë rreth 330 persona, duke përfshirë disa pjestarë të grupit ekstremist Shteti Islamik.

Ky sulm kishte shënjestruar një takim të militantëve të Shtetit Islamik, të cilët ishin duke diskutuar rreth bazës së tyre Raka, vend në të cilin grupi ekstremist është në presion nga sulmet e forcave siriane të mbështetura nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG