Ndërlidhjet

Ka vdekur gjatë sulmit autori i shpërthimit në Kinë


Pamje nga vendi ku ka ndodhur shpërthimi në Kinë

Autoritetet kineze kanë bërë të ditur se shpërthimi që vrau tetë persona dhe lëndoi shumë të tjerë afër një kopshti të fëmijëve, ishte si shkak i një bombe të bërë nga vet sulmuesi.

Ministria e Sigurisë Publike ka thënë se sulmuesi i dyshuar, një 22 vjeçar i identifikuar si Xu, ka qenë në mesin e personave të vrarë gjatë shpërthimit në qytetin lindor, Fengxian.

Është thënë se Xu ka braktisur shkollën për shkak të disa çrregullimeve të sistemit nervor.

Hetuesit kanë gjetur afër shtëpisë së tij materiale për krijimin e bombave si dhe kanë parë mbishkrimin “vdekje”, të shkruar në mur.

Autoritetet kanë thënë se 65 persona janë lënduar, tetë prej të cilëve janë në gjendje të rëndë.

XS
SM
MD
LG