Ndërlidhjet

Pence angazhon avokat rreth hetimeve ndaj tij për Rusinë


Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence

Nënpresidenti i SHBA-ve, Mike Pence, ka angazhuar një avokat për të mbikqyrur përgjigjet e tij ndaj pyetjeve rreth marrëveshjes së mundshme midis Rusisë dhe fushatës së Presidentit Donald Trump në 2016.

Zyra e Pence njoftoi rreth vendimit për të angazhuar Richard Cullen, kryetar i firmës ligjore McGuireWoods LLP.

Cullen është i njohur për përfaqësimin e klientëve të profilit të lartë si dhe ka qenë i përfshirë në hetimet Iran-Contra dhe Watergate.

Ky lajm erdhi pasi mediat raportuan se Trump ishte duke u hetuar nga avokati special Robert Mueller, për pengimin të mundshëm në fushën e drejtësisë.

Mueller po mbikëqyr një hetim të FBI-së për ndërhyrjet e supozuara ruse në zgjedhjet presidenciale dhe nëse kanë pasur ndonjë bashkëpunim me fushatën e presidentit Trump.

Trump, ka mohuar ndonjë bashkëpunim me Rusinë, duke thënë përmes Twitterit, se hetimet ndaj tij ishin të bazuara në "lajme të rreme".

Trump po ashtu, ka punësuar avokatin e tij muajin e kaluar rreth këtyre hetimeve.

XS
SM
MD
LG